25 Prill 2024

Ndërroi jetë Jonuz Musliu, kryetari Kuvendit të Bujanocit

Bujanoc, 18 janar - Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Këshillit Nacional shqiptar dhe lideri i LPD-së në Bujanoc Jonuz Musliu.

Jonuz Musliu ka lindur në vitin 1959, ka qenë ish- komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nga viti 2014 është kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit është zgjedhë në vitin 2016.

Para 6 muajve është detyruar të shtrihet në spital në Turqi për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore.

Jonuz Musliu pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre djemtë, Fatlumin, Shqiprimin dhe Sarandin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)