18 Prill 2024

NATO do të hapë seli të reja në ShBA dhe Gjermani

Bruksel, 8 qershor - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, ka bërë të ditur se NATO-ja do të hapë selitë e reja në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani.

Komanda e Përbashkët Atlantike do të vendoset në Norfolk, Virxhinia të ShBA-së, e cila do të përgjigjet për sigurinë e korsive detare midis Amerikës së Veriut dhe Europës.

Selia tjetër do të vendoset në Ulm të Gjermanisë për të siguruar mbështetje logjistike dhe mobilizimin ushtarak në Europë.

Stoltenberg-u tha se shefat e mbrojtjes të të gjitha vendeve mbështesin gjithashtu një nismë të zgjeruar gatishmërie të quajtur "Four 30s" dhe zotohen të sigurojnë që NATO-ja mund të dislokojë, deri në vitin 2020, 30 batalione të mekanizuara, një skuadron të forcave ajrore dhe 30 anije ushtarake.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)