31 Mars 2020

Nagavci, Musliu e Selmanaj takojnë kongresistët amerikanë Price dhe Garol

Washington, 26 shkurt - Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përbërje: Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, Ariana Musliu dhe Driton Selmanaj, deputetë, po qëndron për vizitë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, delegacioni i Kuvendit të Kosovës është takuar me kongresistët David Price dhe Garol Miller, përfaqësuesin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Robert Benjamin dhe përfaqësuesen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Gretchen Brikle.

Temë diskutimi ishin sfidat të cilat e presin qeverinë e re, roli i opozitës dhe bashkëpunimi me SHBA-të.

Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të administratës amerikane. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2020

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës dhe masat e marra  nga Qeveria e Kosovës për këtë kategori të punëtorëve. (Objekti i ish Gërmisë tani ATK, nga ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku do të pronocohet Nënkryetarja së Kuvendit. znj Arbërie Nagavci. (Në hyrjen e Gjykatës Kushtetuese, ora 14:30) 

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)