25 Prill 2024

Mogherini takoi Thaçin dhe Vuçiqin

New York, 20 shtator - Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, takoi të martën presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Ata vazhduan diskutimet për fazën e re të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatën që ka lëshuar Zyra e zonjës Mogherini.

“Ata gjithashtu shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, e cila do të hyjë në fuqi plotësisht më 17 tetor, siç është rënë dakord në takimin e tyre të fundit”, thekson komunikata.

E njëjta bën me dije se Mogherini ka mirëpritur, siç thuhet, përkushtimin e të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka kujtuar se përparimi i të dy vendeve në agjendën e integrimit në BE lidhet shumë me përparimin në dialog.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)