20 Prill 2024

Mogherini pret Thaçin e Vuçiç më 31 gusht

Bruksel, 28 gusht - Përfaqësuesja e lartë për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë në BE, njëkohësisht zëvendëspresidente e Komisionit Europian, do të organizojë një takim me presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç, më 31 gusht në Bruksel.

Në takim do të shkëmbehen pikëpamjet mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së korrikut për fillimin e përgatitjeve mbi një fazë të re të dialogut.

“Mendoj se ne mundemi, që deri në fund të këtij mandati të Komisionit Europian (2014-2019) të arrijmë qëllimin në kërkim të hapave konkretë dhe të rëndësishëm për secilin nga partnerët tanë ballkanikë, në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Europian”, ka thënë Mogherini në një fjalim para ambasadorëve të vendeve të BE-së.

Sipas saj, pavarësisht disa momenteve të vështira gjatë këtij viti, vendet partnere të Ballkanit kanë dëshmuar vullnetin dhe dëshirën për përparime në rrugën drejt BE-së.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe dy presidentët do të rishikojnë gjithashtu gjendjen aktuale të implementimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani në procesin e dialogut mes dy vendeve.

Në takim pritet të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të kishte detyrime ndërkombëtare.

Presidentët Thaçi e Vuçiç janë takuar për herë të parë në cilësinë e shefave të shtetit më 3 korrik në Bruksel, kur ishin pajtuar për një fazë të re të dialogut ndërmjet dy shteteve. Të dy presidentët ishin pajtuar edhe për ngritjen e ekipeve të punës që do të përgatisin hyrjen e procesit në këtë fazë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Ndër marrëveshjet e para ka qenë ajo për Menaxhimin e Integruar të Kufirit apo për lëvizjen e lirë.

Kosova dhe Serbia, ndërkohë, kishin arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parashikon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

/TCH/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)