29 Mars 2024

Mogherini: Dialogu Serbi - Kosovë në interes të të dyja palëve

Bruksel, 6 shkurt - Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini në prezantimin e strategjisë së zgjerimit për Ballkanin Perëndimor foli edhe për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës duke theksuar se është thelbësore për të dyja vendet.

“Dialogu i ardhshëm mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësore për të dyja, për të ardhmen e raporteve të tyre dhe të gjithë rajonit, edhe për një perspektivë aderimi në BE. Ata e dinë shumë mirë, punojmë mirë bashkë dhe punojnë mirë bashkë."

"Ka gjithmonë cikle elektorale dhe politike që duhen patur parasysh gjë që e bëjmë dhe në vendet tona anëtare."

"Tani jam e inkurajuar për faktin se të dy presidentët kanë lançuar një fazë të re dialogu që kërkon normalizimin e raporteve, dhe unë mendoj se mund të jetë përmbyllur pozitivisht, nëse ka vendosmëri të lidershipit dhe sforco nga ana jonë brenda këtij mandati”, tha Mogherini.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)