29 Mars 2024

Miqësia me SHBA-në nuk duhet të lëkundet

Stokholm, 27 shkurt - Instituti Shkencor Kosovaro - Suedez ka bërë të ditur se përshëndeti me kohë vendosjen e taksës prej 100% në produktet e Serbisë si të qëlluar dhe sensibilizuese.

"Mendojmë që qëllimi është arritur duke ngritur mekanizma për identifikimin e vendit të origjinës dhe tash mbetet tek konsumatori të jetë i ndërgjegjëshëm dhe t’i bojkotoj ato."

"Nga ana tjetër nuk guxojmë të vëmë në lojë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ashtu edhe me shtetet tjera të NATO-s duke pasur parasysh kontributin dhe investimin e tyre në lirinë dhe shtet-formimin e Republikës së Kosovës", thekson Denis Spahija zëvendës president i Instituti Shkencor Kosovaro - Suedez .

Këshillat e miqve sipas Institutit duhen dëgjuar dhe fjala e tyre duhet të zë vend sepse miku mikun respekton.

"Ne mendojmë që taksa duhet suspenduar për një kohë dhe t’i lihet miqve që të ndikojnë tek fqinji verior të reflektoj dhe të filloj implementimin e marrëveshjeve të gjertanishme dhe mos pengoj Republikën e Kosovës në rrugën e saj për në Bashkim Evropian si dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar si UNESKO, INTERPOL, KOMBE TË BASHKUARA etj", ka deklaruar Spahija.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)