20 Prill 2024

Ministrja Hoxha hap mbledhjen e Komitetit të Stabilizim Asocimit në Bruksel

Bruksel, 5 tetor - Sot, ka filluar mbledhja e Komitetit për Stabilizim Asociim, Bashkim Evropian- Kosovë, të cilin e ka kryesuar znj. Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor, DP NEAR, KE.

Në fjalën e hapjes së Mbledhjes së Komitetit, Ministrja Hoxha ka theksuar se Ky është takimi i parë i Komitetit Stabilizim Asociimi, i cili mbahet pas përfundimit të të gjitha takimeve të nënkomiteteve të Stabilizim Asociimit, si dhe në prag të mbajtjes së Këshillit në muajin nëntor.

Procesi i integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

"Qëllimi i shoqërisë sonë, dhe rrjedhimisht detyra jonë si përfaqësues politik mbetet vazhdimi i konsolidimit demokratik, ngritja e nivelit të sundimit të ligjit dhe e  respektimin e të drejtave si dhe ndërtimi i një ekonomie të tregut funksionale."

"Respektivisht adresimi i kritereve bazë të anëtarësimit në BE. Ne i konsiderojmë vlerat evropiane si tona, dhe rrugëtimi jonë nuk është i plotë pa u bashkuar në familjen evropiane", ka theksuar Ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha ka vënë në pah përkushtimin për të gjitha proceset e ndërlidhura me agjendën evropiane, duke përfshirë këtu dinamizmin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe mundësimin e udhëtimit të lirë për qytetarët e Kosovës në Bashkim Evropian.

Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të Programit të saj njeh rëndësinë e zbatimit të ERA-s si një nga prioritetet kyçe të Qeverisë", theksoi Ministrja.

“Qeveria me fillimin e mandatit të saj ka arritur të përmbush disa nga prioritetet e ERA-s në javët e para të saja. Kjo dinamikë e punës do të vazhdoj edhe gjatë vitit 2018. Kemi humbur mjaft kohë, dhe mendoj se kjo është një kohë e mirë të reflektojmë mbi të arriturat, por edhe për të rifokusuar agjendën për vitin e ardhshëm”, theksoi Ministrja Hoxha.

Mbledhja e Komitetit ka vijuar me diskutime të fushave tjera duke prezantuar të arriturat dhe sfidat sipas agjendës së parashikuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)