20 Prill 2024

Ministri Sefaj po merr pjesë në konferencën e UNDP-së në Bruksel

Prishtinë, 6 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj po merr pjesë në ngjarjen të cilën e ka organizuar UNDP me temën: ”Rasti i Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, e cila po mbahet në Bruksel.

Me këtë rast ministri Sefaj, vuri në dukje se kërcënimi nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm nuk është një fenomen i ri për gjithë botën, megjithatë forma moderne e radikalizmit të dhunshëm është një fenomen i ri nga i cili as Republika e Kosovës nuk ka qenë imune  viteve të fundit.

“Lufta në Siri dhe pjesëmarrja e qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët janë rekrutuar si “luftëtarë të huaj”, duke qenë pjesëtarë të të ashtuquajturit Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, ka mobilizuar institucionet e sigurisë dhe shoqërinë kosovare për të luftuar këtë fenomen”, theksoi ministri Sefaj.

Ministri Sefaj theksoi se shteti i Kosovës është aleat i fuqishëm i koalicioni global kundër terrorizmit, kjo ka bërë të nevojshme që Republika e Kosovës të hartoj ligje dhe strategji përmes të cilave do të dënoheshin pjesëmarrësit  nga Kosova në luftëra të huaja dhe gjithashtu do të koordinohen masat në forcimin e qëndrueshmërisë së shtetit dhe shoqërisë ndaj kërcënimeve që vijnë nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

“Institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani kanë bërë  një punë të shkëlqyer duke hetuar, arrestuar dhe dënuar rekrutues, financues dhe disa dhjetëra “Luftëtarë të huaj”. Po ashtu janë parandaluar komplote terroriste, si qasje e fortë e ndërmarrë nga shteti”, tha ministri Sefaj.

Sa i përket qasjes së butë ministri i Punëve të Brendshme, z. Sefaj tha se Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me të gjithë segmentin e shoqërisë kanë ndërmarrë një sërë masash për t’i vetëdijesuar dhe parandaluar qytetarët e Kosovës nga fenomeni i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

MPB do të vazhdojë të jetë edhe më tutje në ballë të proceseve për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm. Por që kjo luftë të jetë efikase, ministri Sefaj tha se lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, kërkon shkëmbim në kohë reale të informacioneve dhe të dhënave. Andaj, anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL dhe nënshkrimi i marrëveshjes me EUROPOL-in është në dobi të vet organizatave dhe shteteve anëtare, por edhe i Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)