28 Mars 2024

Ministrat e BE së pritet të mbështesin EULEX-in

Bruksel, 26 prill - Shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian sot në Luksemburg pritet të ritheksojnë mbështetjen e tyre për misionin EULEX në Kosovë, që të shtojë përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kanë thënë zyrtarë të BE së në Bruksel.

Ndonëse nuk është paraparë diskutimi për Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Ministrave të BE së do të përshëndesë angazhimet për shtimin e pranisë dhe veprimin e EULEX it në veri të Kosovës, së bashku me bashkëvepruesit e tjerë të BE së, përfshirë edhe vendosjen e "Shtëpisë së BE" së në Mitrovicë.

Siç theksohet në dokumentin përgatitor të takimit të ministrave, pritet që shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian të nënvizojnë rolin e rëndësishëm të cilin misioni EULEX në Kosovë e luan në forcimin e stabilitetit rajonal.

 

Ministrat evropianë gjithashtu do të diskutojnë për misionin e policisë së BE së, EUPM, në Bosnjë e Hercegovinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)