11 Dhjetor 2018

Miliarderit saudit i ndalohet udhëtimi jashtë vendit shkaku i korrupsionit

Riad, 14 mars - Miliarderi saudit, Princi Al Valeed bin Talal, i cili kohët e fundit u lirua pas gati tre muajve në paraburgim, si pjesë e një të ashtuquajture fushate anti-korrupsion, thuhet se nuk ka leje për të udhëtuar jashtë mbretërisë saudite.

Burimet i thanë të hënën gazetës së Katarit, al-Sharq, se bin Talal, i cili shpresonte të kalonte kohë në jug të Francës dhe të udhëtonte jashtë shtetit për t'u takuar me ndihmësit e tij dhe këshilltarët, nuk ka marrë lejen e nevojshme për tu larguar nga Arabia Saudite.

 Ndalimi i udhëtimit e ka çuar princin në çaktivizimin e llogarisë së tij në Twitter, ku në të kaluarën ai ka komentuar rregullisht për ngjarjet.

Bin Talal, kryetari i kompanisë Kingdom Holding Company, është një nga burrat më të pasur në botë me pasuri të vlerësuara nga Bloomberg në 19 miliardë dollarë.

Kompania e tij me investime në Riad, zotëron aksione në hotele si The Four Seasons, Fairmont dhe Raffles, si dhe kompani të tilla si News Corp, Disney, 21 Century Fox, Citigroup, GM, Twitter dhe Apple.

Dhjetëra princa, ministra dhe ish-ministra sauditë u arrestuan në fund të dhjetorit 2017 me urdhër të Komitetit Anti-Korrupsion të Arabisë Saudite i kryesuar nga Princi i Kurorës, në një goditje, e cila mendohet se ka për qëllim konsolidimin e fuqisë së tij dhe eliminimin e rivalëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2018 - Organi Shqyrtues i Prokurimit fillon me transmetim të drejtpërdrejtë “live stream” të sesioneve të tij, një hap ky në drejtim të një qasjeje më transparente nga ana e këtij institucioni. (Zyra e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ish-Banka e Lubjanës, kati i 5-të, ora 10:00)
- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Komuna e Gjakoves hapin Librin e Zisë, në nderim të Presidentit George H.W. BUSH. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Rahovecit. (Rruga kryesore në fshatin Zaqisht të Rahovecit, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të diskutojë me nxënësit e shkollave të mesme me temë "Të mbështesë ndryshimin kulturor: roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes".  (Kafiteria Dit' e Nat', ora 10:00)

- Kompania vendore 'Produktet Natyrale të Kosovës' organizon ceremoninë e inaugurimit të linjës së re me teknologji të avancuar për përpunimin e farave të kungullit. (Fabrika 'Produktet Natyrale të Kosovës' në fshatin Loxhë në Pejë, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës të mbajë konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat. (Zyret te BSPK, së ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ngjarjen vjetore të shpërblimeve në kuadër të projektit “Leja prindërore për barazi gjinore” që financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze. (Libraria Dukagjini, ora 11:00)

- Mbahet tryeza në të cilën do të diskutohet për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 11:00)

- Policia e Kosovës mban konferencën zyrtare e cila i dedikohet fushatës kundër korrupsionit, të realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me ICITAP-in Amerikan. (Stacioni policor “Qendra”, ora 11:00)

- Asociacioni i Arkitektektëve të Kosovës dhe Komunës së Gjilanit bën prezantimin e “Bienales së Arkitekturës 2018”, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit dhe arkitektët në nivel Kosove dhe ata regjional. (Gjilan, ora 13:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën për shtyp me temë “Standardizimi i produkteve vendore: Shpërndarja dhe shitja e standardeve. (Resource Center Kosovo, në lagjen Pejton, në zyre të Forumit për Iniciativa Qytetare, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të organizoj tryezen e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin ekzekutiv”. (Hotel Sirius, ora 14:00 - shtyhet, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë, për të cilën do të flasin nënkryetarët Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani. (Zyrat e PSD-së, në lagjen "Arbëria", ora 14:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në prag të përfundimit të vitit 2018, organizon ngjarjen vjetore për shënimin e të arriturave në vetëqeverisjen lokale në Kosovë si dhe të prezantojë orientimet për vitin e ardhshëm. (Sheshi 21, ora 18:00)