18 Prill 2024

Meta: Me Serbinë ndahemi për Kosovën, bashkohemi në BE

Tiranë, 15 mars - Ministri i Jashtëm Ilir Meta, tha sot se Shqipëria ndahet në dallime të forta me Serbinë lidhur me çështjen e Kosovës, por bashkëpunimi mes dy vendeve në aspektin rajonal do të vazhdojë.

Meta mbajti një konferencë për median, pak ditë pas kthimit nga vizita zyrtare në Serbi.

Ministri i Jashtëm, njëherësh zv/kryeministër i vendit, shtoi se Serbia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë ngushtë mes tyre me qëllim përshpejtimin e integrimit europian.

“E ardhmja e Kosovës, ashtu si për vendet tjera të rajonit, është në Bashkimin Europian”, nënvizoi ministry i Jashtëm Meta.

Ai tha se gjatë qëndrimit në Beograd, ministry i Jashtëm Vuk Jeremiç ka ngritur zërin për minoritetin serb në Shqipëri i cili nuk është i regjistruar.

Meta tha se qeveria shqiptare është e hapur dhe dakord me regjistrimin mbi baza etnike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)