29 Mars 2024

Meta i shpreh keqardhje SHBA-së për votën e Shqipërisë në OKB

Tiranë, 22 dhjetor - Presidenti Ilir Meta e çoi deri në Shtëpinë e Bardhë qëndrimin e tij kundër mënyrës se si Shqipëria votoi në asamblenë e OKB për rezolutën për Jeruzalemin.

Meta nuk është dakord me votën kundër Shteteve të Bashkuara që dha Shqipëria në OKB dhe këtë ja bëri të ditur edhe presidentit Donald Trump me anë të një letre.

“I vlerësoj jashtëzakonisht shumë mesazhet Tuaja inkurajuese, veçanërisht për marrëdhëniet tona të forta, të mishëruara në partneritetin strategjik e dëshiroj, me këtë rast, të shpreh sërish mirënjohjen për mbështetjen e vyer që Ju dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i jepni Shqipërisë në rrugën e reformave, në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës e kontrollit të kufijve, sfida që lidhen ngushtë me sigurinë kombëtare të vendit tim, të rajonit të Ballkanit dhe të pellgut të Mesdheut”.

Meta i shpreh presidentit Trump mirënjohjen e thellë për miqësinë e fortë që SHBA i ka ofruar Shqipërisë dhe shqiptarëve për më shumë se një shekull dhe kreu I shtetit shqiptar siguron presidentin amerikan se Shqipëria do të vijojë të jetë aleat e partner besnik në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe do të kontribuojë gjithmonë për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore. Si anëtare në NATO, Shqipëria do të vijojë të jetë aleate aktive, kudo ku kërkohet kontributi i saj. Por Meta shprehet i keqardhur për votën shqiptare dje në OKB, të cilët ai e cilëson se është dhënë kundër aleatit dhe mikut tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kjo votë, është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe as me Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar, i cili nuk harron dhe nuk do të harrojë asnjëherë mbështetjen e SHBA në momentet më të vështira të ekzistencës së tij”.

Por presidenti nuk do mbetet vetëm të keqardhja, ai i premton presidentit Trump se do të kërkojë personalisht shpjegime dhe sqarime për këtë qëndrim dhe vendim të qeverisë të cilën ai e quan cilëson se bie ndesh me marrëdhëniet e partneritetit tonë strategjik dhe interesat tona kombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)