19 Shtator 2018

Merkel rizgjidhet Kancelare e Gjermanisë me 364 vota pro

Berlin, 14 mars - Angela Merkel është rizgjedhur Kancelare e Gjermanisë këtë të mërkurë, duke zyrtarizuar kështu mandatin e katërt të saj në postin më të lartë të vendit.

Mes 709 votave të deputetëve gjermanë, përmes një votimi të fshehtë në “Bundestag”, 364 vota (11 më shumë sesa nevojiten për shumicën absolute, por 35 më pak sesa duhej nëse të gjithë anëtarët e koalicionit të ri do të votonin në favor të saj) shkuan në favor të mandatit të ri të 63-vjeçares, udhëheqëse e kristiandemokratëve të CDU-së, ndërsa 315 vota ishin kundër. Vetëm 9 deputetë abstenuan në këtë proces votimi.

E ndërsa Kancelarja merrte duartrokitjet e deputetëve gjermanë, takohej me disa prej tyre dhe një buqetë lulesh prej delegatëve të të gjithë spektrit politik, e gjithë kjo u pa nga afër edhe nga e ëma e saj 89-vjeçare, Herlind Kasner, e ulur në hollin e “Bundestag”-ut në krah të bashkëshortit të Merkelit, Joachim Sauer, si dhe këshilltarit Beate Baumann.

Rizgjedhja e Merkelit dhe betimi zyrtar i kabinetit të saj brenda kësaj të mërkure i hap rrugën kështu qeverisjes përmes një koalicioni të madh të përbërë nga CDU-ja e qendrës së djathtë të Merkelit, partisë simotër të saj bavareze, Unioni Kristian-Social, si dhe prej socialdemokratëve, për të nisur kështu qeverisjen e vendit plot 6 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit të vitit të kaluar.

Duke parë periudhën e trazuar të negociatave për koalicion, më e gjata në historinë e postluftës në Gjermani, qeveria e re e Merkelit do të ketë vetëm 3 vite e gjysmë kohë tashmë për të ecur përpara me programin e saj.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier do ta caktojë zyrtarisht Merkelin si Kancelare të Gjermanisë në pallatin “Schloss Bellevue”, përpara se ajo të betohet në Bundestag përpara Wolfgang Schäuble.

Kalendari

Ngajrjet e datës 19 shtator 2018  - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Nataliya Apostolova, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, do të marrin pjesë në një konferencë me kryetarët e komunave të të gjitha komunave të Kosovës, lidhur me zbatimin e Ligjit të ri për Efiçiencën e Energjisë dhe themelimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond,ora 10:00)

- Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “ Rrugë pa aksidente”,  Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve,  të organizojë  testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës. (Kontrollimi Teknik “Reforma” në Shkabaj, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, ora 10:00)

- Ushtruesja e detyrës së Zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID-it, Christina Davies, do të flasë në hapjen e edicionit të tretë të Festivalit të Gjelbër. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane  Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për lirin e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta viziton Komunën e Hanit të Elezit, ku do të nënshkruhen dy memorandume, ai i Rregullimit të Stadiumit dhe ai i Ndërtimit të Qendrës Kulturore. (Objekti i Komunës së Hanit të Elezit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjete Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e Autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaq, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- 19 shtatori 1938 është data e cila shënon themelimin e bibliotekës së Gjilanit, prandaj në kuader të ditëlindjes se 80-të, sot Gjilani ka aktivitete të ndryshme. (Ambientet e Bibliotekës se Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla   N-10, ora 11:00)

- Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, do të mbajë konferencë për medie. (Ndërtesa e re e administratës, salla e konferencave, drejtoria e përgjithshëm e SHSKUK-së, ora 11:30)

- Ushtrues i Detyres se Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  së bashku me Kryeshefat Ekzekutiv të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit do të nënshkruajnë Memorandume të Bashkëpunimit për pagesën e takses ujore. (Kabinetin i Ministrit, ora 13:00)

- Mbahet mledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët votimi i Raportit për Projketligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

-  Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të projektit “Bashkimi i Qytetit”, projekt i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Ferizajt. (Nënkalimi afër Xhamisë së Madhe në Ferizaj, ora 13:00)  

- Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, organizon seminarin e kampanjës informuese “Ndikimi i një Kodi Civil modern në rendin ligjor në Kosovë”. (Gjykatorja në Fakulteti i Drejtësisë, në Universitetin e Prishtinës, ora 13:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të qëndron në Komunën e Kaçanikut, ku do të inspektojë punimet në Palestrën e Sportit të këtij qyteti. (Palestra e Sportit në Kaçanik, ora 14:00)

- Kryetari i Klubit te Basketbollit 'Prishtina', Blerand Stavileci mban konferencën e parë për shtyp në prag të ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve mes Z Mobile Prishtina dhe kampionit holandez Donar Groningen. (Salla e konferencave të Klubit në Pallatin e Rinisë, ora 15:00)

- Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, lidhur me çështjen e veteranëve mban konferencë për media. (Selia qendrore e Organizatës, ora 15:00)

- Misioni i OSBE-së dhe Policia e Kosovës organizojnë pritje për nder të çmimit ndërkombëtar për lidership Kolonele Canollit. (Hotel Swiss Diamond, ora 18:00)