04 Tetor 2022

Mediat serbe shpërthejnë kundër Putin

Beograd, 28 prill - Krahasimi që Vladimir Putin u ka bërë dy rajoneve me Kosovën duke thënë dy rajonet e Ukrainës Donetsk dhe Luhansk janë njohur nga Rusia në bazë të precedentit të Kosovës, kanë shkaktuar neveri në Serbi. Sot tabloidet serbe por edhe mediat më “serioze” që i ka në dorë Vuçiç, kanë shpërthyer me ballina anti-Putin duke thënë se ai në këtë mënyrë po e njeh Kosovën.

Një ditë pas deklaratës së Putinit për Kosovën si një precedent për njohjen nga Rusia të rajoneve të Ukrainës, të ashtuquajturat Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LNR), mediat serbe reaguan në mënyrë agresive ndaj fjalëve të tij.

Siç mëson media serbe “Blic”, Vuçiç do të ketë një fjalim të premten ose të shtunën, ku do të merret me deklaratën e presidentit rus për njohjen e rajoneve të Ukrainës. Vuçiç pritet të flas edhe furnizimin me gaz rus për Serbinë, veçanërisht në kuadër të ndërprerjeve të furnizimit nga Bullgaria fqinje.

Nga ana tjetër, faqet e para të gazetës serbe të së enjtes, veçanërisht ato të kontrolluara nga regjimi i Vuçiçit, tregojnë hapur tronditjen,  nga ato që tha  Putin.

Më tej, Blic sjell një ballinë në të cilën vihet në pikëpyetje besnikëria e serbëve ndaj Putinit: “A i jemi betuar ne si komb shumë presidentit rus: Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës”.

Tabloidi “Srpski Telegraf” është shumë më i ashpër –  në ballinën e së enjtes ata shkruajnë: “Kështu janë vëllezërit rusë? Putini e goditi Serbinë pas shpine: Ai e shkëmbeu Kosovën me Donbas”.

Edhe “Kurir” ka goditur Putinin në ballinë: “Interesi lakuriq: Putini mbron interesat në Donetsk dhe Lugansk me interesin e tij, pa marrë parasysh pozicionin e Serbisë në Kosovë”. Në vazhdim të titullit është interesant të theksohet mesazhi “shteti ynë duhet të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat e veta”.

Tabloidi “Alo”, përdori deklaratën e Putinit në faqen e tij të parë në një “kontekst rajonal”. Kështu thotë “Festë në Prishtinë, Zagreb dhe Sarajevë për shkak të deklaratës së Putinit”.

Linja “rajonale” përfshin edhe “Vecernje Novosti”, e redaktuar nga propagandisti famëkeq i Millosheviçit, Milorad Vucelic, i cili ka mbështetur fuqishëm dhe hapur Moskën që nga fillimi i pushtimit rus, ndryshe nga disa gazeta të tjera nën kontrollin e Vuçiqit. Novosti nxjerr në pah mbulimin e mediave kroate dhe boshnjake, kështu që së bashku me ‘screenshot-et’ e titujve nga portalet Jutarnji list dhe Dnevnik.ba, ata shkruajnë: “Sulmet nga Kroacia dhe BeH për shkak të deklaratës së kreut të Federatës Ruse:

Tabloidi “Objektiv” raporton “Thikë pas shpine: Putin e njeh Kosovën”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)