25 Prill 2024

McAllisteri ofroi Ministres Hoxha përkrahje në procesin integrues të Kosovës

Strasburg, 25 tetor - Një nga takimet më të rëndësishme të Ministres së Integrimit Dhurata Hoxha, në Parlamentin Evropian në Strasburg, ishte takimi me Z. David McAllister, euro deputet, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme, AFET, për marrëdhëniet me Asamblenë Parlamentare të NATO-s, për Sigurinë dhe Mbrojtjen, etj.

Në takim, Ministrja Hoxha, vuri në dukje zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, si dhe të arriturat, sfidat dhe prioritetet qeveritare si procesi integrues, zbatimi i MSA-së, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal.

Ministrja Hoxha po ashtu diskutoi me euro deputetin për procesin e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë si pjesë e agjendës euro integruese.

“Kosova është e përkushtuar që të përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga MSA-ja por edhe obligimet tjera që garantojnë përshpejtimin e procesit integrues por edhe përfshirjen në planet e zgjerimit”, theksoi Ministrja Hoxha.

Allister theksoi se Kosova është pjesë e përspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe kërkoi nga Ministrja Hoxha që Kosova të fokusohet dhe të punojë me shumë në përmbushjen e obligimeve të saj në dy fusha kryesore, sundimin e ligjit dhe dialogun me Serbinë si dhe çështjet tjera që kërkohen nga BE-ja, në mënyrë që Kosova të tregoj përkushtimin dhe seriozitetin e saj karshi përspektivës evropiane.

Me këtë rast, euro deputeti McAllister, që i përket grupit të Partive Popullore në Parlamentin Evropian, i cili vije nga Berlini, i ofroi Ministres Hoxha përkrahje në procesin integrues të Kosovës, duke kërkuar më shumë angazhim nga institucionet e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)