28 Mars 2024

Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka arritur sukses kundër Rusisë

Londër, 9 mars - Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha sot se mbrojtja ajrore e Ukrainës kishte rezultuar e suksesshme kundër avionëve luftarakë modernë të Rusisë.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës mbi pushtimin rus, ministria tha se Ukraina ka penguar Rusinë në arritjen es ynuar të kontrollit të ajrit.

“Lufta në veri-perëndim të Kievit mbetet e vazhdueshme me forcat ruse që nuk arrijnë të bëjnë ndonjë përparim të rëndësishëm”, shkruhet në deklaratë.

Po ashtu, ministria paralajmëroi se qytetet ukrainase të Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbeten të rrethuar nga forcat ruse dhe vazhdojnë të vuajnë nga sulmet e forcave ruse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)