19 Prill 2024

Mbi 200 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Sierra-Leone

Freetown, 15 gusht - Mbi 200 veta gjetën vdekjen në mëngjesin e së hënës nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në qytetin malor Regent në Sierra-Leone, rreth 20 kilometra në lindje të kryeqytetit Freetown.

Media vendore njoftoi se shumica e banorëve po flinin kur ndodhi ngjarja, prandaj shumë prej tyre nuk arritën ta shmangin në kohë fatkeqësinë.

Forca të ushtrisë e policisë janë dërguar në zonën e prekur, por, për shkak të motit të keq dhe rrugëve të bllokuara, operacioni i shpëtimit po zhvillohet ngadalë.

Parashikohet që numri i viktimave do të rritet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)