19 Prill 2024

Mbetet në shkretëtirë, duhet të pijë urinën e vet për të mbijetuar

Kanbera, 4 shtator - Një tregtar që ka pësuar vetaksident me makinën e tij në shkretëtirën e Australisë ka mbijetuar pasi ka ecur më shumë se 100 km (62 milje) në kërkim të ndihmës, thonë autoritetet.

Thomas Mason, 21 vjeç, kishte vozitur në një rrugë të largët të mërkurën kur makina e tij goditi një deve dhe u rrotullua, njofton policia.

Megjithëse nuk u lëndua, ai u bllokua në zonë të shkretë rreth 150 km nga qyteti më i afërt në territorin verior.

Ai rrugëtoi për më shumë se dy ditë dhe u detyrua për të pirë urinën e tij, njofton policia.

Autoritetet thanë se ai kishte ecur mes 100 km dhe 120 km kur u gjet nga një patrullë kërkimi të premten vonë.

"E dija se ose do të rrija atje dhe të vdisja ose duhej të kthehesha në autostradë dhe të shihja dikë për ndihmë", tha Mason për mediat lokale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)