29 Mars 2024

May kërkon garanci nga BE-ja për Brexit

Londër, 8 janar - Kryeministrja e Britanisë Theresa May ka thënë se po punon për të marrë "më shumë garanci për premtime të mëtejshme nga Bashkimi Evropian", për t'iu përgjigjur shqetësimeve të ligjvënësve mbi marrëveshjes së saj të "Brexit"-it.

May i tha këto gjatë një fjalimi mbi të ardhmen e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë (NHS) të Britanisë, duke theksuar se NHS-ja do të përfitojë nga "Brexit"-i, sepse paratë e dhëna BE-së do të përdoren për shërbimet shëndetësore.

Parlamenti i Britanisë pritet të votojë javën e ardhshëm për marrëveshjen e May-it me BE-në, por gjendja e tanishme tregon se asaj do t'i duhet të përpiqet shumë për të fituar përkrahjen e mjaftueshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)