19 Prill 2024

Masakra në Las Vegas shkakton 59 viktima

Las vegas, 3 tetor - Ka shkuar në 59 numri i viktimave në Las vegas, ndërsa rreth 527 të tjerë kanë mbetur të plagosur, gjatë sulmit me armë mbi turmën e qytetarëve që po ndiqnin koncertin.

Indicenti që tronditi qytetin e kazinove ndodhi në afërsi të hotelit “Mandalay Bay”, e videot e ngarkuara në internet tregojnë qartë tmerrin e përjetuar nga njerëzit e mbledhur në koncertin e hapur të muzikës “Country”, kur mbi turmën u hap zjarr.

Mes të vdekurve ka edhe policë që ishin jashtë shërbimit. Shumë hotele të zonës janë mbyllur, së bashku me një pjesë të bulevardit të Las Vegasit, ndërsa njerëzit e ndodhur aty në kohën e incidentit kanë gjetur strehim nëpër restorantet rreth e rrotull dhe aeroportin “McCarran”, ku për shkak të ngjarjes së rëndë disa fluturime janë devijuar.

Ky incident me armë zjarri shënoi bilancin më të madh të vrasjeve dhe plagosjeve në historinë moderne të SHBA-së.

Autori i sulmit është 64-vjeçari i bardhë Stephen Paddock. Ai hapi zjarr me armë automatike nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay në Las Vegas në drejtim të një turme të pranishme në një festival muzikor. Pas marrjes së alarmit, policia iu drejtua dhomës së autorit, por ai vrau veten në çastin e mbërritjes së policisë.

Pas incidentit, presidenti amerikan Donald Trump iu drejtua me një fjalim kombit ku dënoi ashpër sulmin dhe i bëri thirrje popullit amerikan të qëndrojë i bashkuar.

Trump tha se ky incident është veprim çnjerëzor dhe populli amerikan është i trishtuar e i tronditur për të.

Ai shprehu simpatinë e tij për të afërmit e viktimave, ndërsa falënderoi ata që morën pjesë në operacionet e shpëtimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)