29 Mars 2024

Masa të rrepta sigurie në qytetet kyesore të botës në prag të Vitit të Ri

New York, 31 dhjetor - Qindra-mijëra zyrtarë të rendit, ushtrisë dhe sigurisë do të dislokohen në qytete në gjithë botën si masa mbrojtëse për njerëzit që do të festojnë për të pritur Vitin e Ri 2018.

Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e qytetit të New Yorkut njoftuan se do të përdorin kontrollin të dyfishtë, snajpera, mbyllje rrugësh dhe veçanërisht qen të trajnuar për të siguruar sheshin Times Square, ndërsa 2 milionë vetë mblidhen për të parë rënien tradicionale të topit të kristaltë në mesnatë

Në Las Vegas të Nevadës, 300 trupa të Gardës Kombëtare do t’u bashkohen 1 mijë e 500 oficerëve të policisë për të garantuar sigurinë në rrugën ku janë kazinotë, qendrat turistike dhe hotelet. Masat e sigurisë për të mbrojtur turmat që pritet të jenë mbi 300 mijë vetë do të përfshijnë snajpera, të pozicionuar nëpër tarraca godinash dhe dyfishin e ekipeve të përgjigjes së shpejtë në krahasim me vitet e kaluara.

Në Amerikën e Jugut, në Rio de Zhaneiro, policia e Brazilit ka në plan të dislokojë 12 mijë forca, 20 për qind më shumë se vitin e kaluar për festimet e Vitit të Ri.

Në Londër, një numër rekord oficerësh të armatosur dhe njësi qensh policie do të patrullojnë nëpër rrugë dhe në sistemin e metrosë, megjithëse Policia Metrolopolitane thotë se nuk ka ndonjë kërcënim serioz. Barrikata prej çeliku dhe betoni do të rrethojnë festimet ku do të marrin pjesë rreth 500 mijë vetë.

Në Gjermani, të gjitha qytetet kryesore, përfshirë Berlinin, Mynihun, Hamburgin dhe Këlnin njoftuan se do të ketë masa të përforcuara të sigurisë për të gjitha festimet.

Pas vrasjes së nëntë vetëve të premten para një kishe koptike në Kajro, autoritetet në Egjipt kanë shtuar masat e sigurisë për Vitin e Ri dhe Krishtlindjet Ortodokse.

Në Stamboll, policia arrestoi 120 vetë që dyshohej të kishin lidhje me Shtetin Islamik para festimeve të Vitit të Ri. Qyteti ka në plan gjithashtu të dyfishojë numrin e oficerëve të policisë për të parandaluar një përsëritje të mundshme të ngjarjes së vitit të kaluar kur një person me një armë zjarri vrau 39 vetë në një klub nate.

Në Australi, një nga vendet e para ku fillon Viti i Ri, oficerët e sigurisë po marrin masat në rast të ndonjë sulmi të mundshëm në prag të Vitit të Ri. Zyrtarët thanë se oficerët e policisë do të jenë në detyrë në tokë, ajër dhe det, si pjesë e operacionit më të madh të sigurisë në vend.

Mbi një milionë vetë pritet të mblidhen në qendër të Sidnit dhe të paktën 500 mijë të tjerë në qendër të Melburnit për të parë fishekzjarret. Policia tha se qendra e Melburnit do të jetë e “bllokuar” dhe do të mbetet e mbyllur deri në orën 6 të mëngjesit në ditën e Vitit të Ri për të mbrojtur turmat. Policia in Melburn muajin e kaluar arrestoi një person pasi po planifikonte të hapte zjarr ndaj turmave në prag të Vitit të Ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)