20 Prill 2024

Maqedonia nikoqir i konferencës rajonale për furnizime publike

Shkup, 9 qershor - Furnizimet publike çdoherë lidhen me biznese të dyshimta dhe rreziqe për korrupsion, për të cilin shkak është i domosdoshëm ndërtimi i besimit në sistemet për zbatimin e tyre. Rregullativa e mirë dhe implementimi për ndjekjen e risive nga BE-ja janë garancia e vetme për procedura transparente për furnizime publike, me trajtim të njëjtë për të gjitha kompanitë.

Porosi të tilla dërguan pjesëmarrësit në konferencën rajonale për furnizimet publike, nikoqiri i së cilës gjatë dy ditëve të ardhshme është Maqedonia. Përfaqësues të institucioneve për furnizime publike nga Maqedonia, Turqia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia debatojnë për zbatimin e furnizimeve publike në praktikë, i prezantojnë sistemet që i shfryëzojnë dhe njoftohen me risitë në procedurat në Bashkimin Evropian.

Maqedonia, vlerësoi Mare Bogeva Micevska, drejtoreshë e Byrosë për furnizime publike, ka shkallë të lartë të zhvillimit të sistemit për furnizime publike, për çka konfirmim është vlerësimi nga Komisioni Evropian për harmonizim të Ligjit për furnizime publike me direktivat e BE-së.

"Tani punohet në implementimin e mirë të Ligjit dhe jemi në rrugë të mirë të arrijmë rregullativë ligjore, e cila do të jetë në nivelin e kënaqshëm në BE", tha Bogoeva Micevska.

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shkup Lukas Melka përmendi se nuk mund të sigurohet efikasitet në harxhimin publik pa sistem efektiv të furnizimeve publike, kriter i rëndësishëm, sipas të cilit investitorët i vlerësojnë shtetet.

Ai e përshëndeti sistemin e furnizimeve publike që e ka vendosur Maqedonia në vitin 2008, si dhe përparimin në ankandet elektronike.

Konferencën rajonale për furnizime publike e hapi zëvendëskryeministri i Maqedonisë Vasko Naumovski, i cili porositi se implementimi i rregullativës për furnizime publike është me rëndësi të posaçme për funksionimin e tyre transparent dhe efikas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)