20 Prill 2024

LVV në Shqipëri e shpall “persona non grata” presidentin serb, Vuçiq

Prishtinë, 25 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje qendra në Shqipëri, përmes një njoftimi për media, ka theksuar se marshimi paqësor qytetar më datën 28 nëntor, i ka shqetësuar propozuesit e idesë së “Mini-Schengenit”.

“Së fundmi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur kërcënueshëm ndaj këtij aktiviteti publik."

"Pse duhet ta shqetësojë Vuçiqin një aktivitet paqësor, që kërkon, ndër të tjera, zbatimin nga Tirana zyrtare të marrëveshjeve që ajo i ka lidhur me Prishtinën zyrtare? Ndoshta Vuçiq dëshiron dhe kërkon që Shqipëria të mos i zbatojë marrëveshjet e saj me Kosovën, siç ai vetë nuk ka zbatuar detyrimet që lindin nga marrëveshjet e Kosovës me Serbinë."

"Vuçiqi nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë, e as të Kosovës. Nuk i përket atij të komentojë marrëveshjet e rregullta të dy shteteve të pavarura shqiptare."

"Ne e kuptojmë se nga perspektiva e tij prej ish-ministri të Millosheviçit dhe ish-sekretari të Sheshelit, Kosova është ende nën zgjedhën e Serbisë. Mirëpo, për Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj Kosova është e pavarur dhe sovrane, e njohur nga shumica e demokracive të zhvilluara perëndimore, dhe në aleancë me to”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)