16 Prill 2024

Lëvizja Vetëvendosje! pranohet si anëtar observues i Internacionales Socialist

Gjenevë, 27 qershor - Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Këshilli i Internacionales Socialiste e ka hedhur sot në votim dhe e ka miratuar unanimisht kandidimin e Lëvizjes Vetëvendosje! si anëtar observues në këtë organizatë ndërkombëtare të partive socialdemokrate.

Deri para këtij vendimi, Lëvizja Vetëvendosje! merrte pjesë si subjekt politik me statusin e “të ftuarit” në disa prej mbledhjeve të Internacionales.

Nga sot, Lëvizja do të ketë të drejtën të marrë pjesë në të gjitha punimet, mbledhjet dhe takimet e Internacionales Socialiste sipas statutit të organizatës, duke mundësuar lidhje më të forta me partië e tjera politike të qendrës së majtë nga e gjithë bota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)