20 Prill 2024

Kurti dhe Vuçiq takohen sot në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi

Bruksel, 15 qershor - Bashkimi Europian (BE) ka njoftuar se sot do të mbahet një takim i nivelit të lartë i Dialogut Kosovë - Serbi i cili  do të zhvillohet në Bruksel.

Dialogu do të lehtësohet nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, i cili mbështetet në këtë nga Përfaqësuesi Special i BE Miroslav Lajčák.

Në takim do të marrin pjesë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

 Dialogu i lehtësuar nga BE synon që palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përparojnë në rrugët e tyre Evropiane, të krijojnë mundësi të reja dhe të përmirësojnë jetën e njerëzve.

Një marrëveshje midis palëve sipas BE-se është e dobishme edhe për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)