18 Prill 2024

Kulla Trump përfshihet nga flakët, një i vdekur dhe 4 të plagosur

New York, 8 prill - Kulla Trump në New York është përfshirë nga flakët në katin e saj të 50, ndërsa paraprakisht raportohet për një të vdekur dhe 4 të plagosur.

Viktima humbi jetën pasi u transportua për në spital dhe thuhet se ishte banor i kullës, ndërsa të plagosurit janë pjesë e forcave zjarrfikëse.

Presidenti i SHBA-ve disponon një zyrë dhe një apartament në kullën e lartë, por raportohet se në momentin e shpërthimit të zjarrit, nuk ndodhej asnjë njeri aty.

Shefi i personelit të zjarrfikëseve në New York tha se situata nuk mund të konsiderohet ende nën kontroll, pasi raportohet për një sasi të lartë të tymit në ndërtesë.

Ai theksoi se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa lartësia e apartamentit të përfshirë nga flakët, e ka vështirësuar edhe më shumë operacionin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)