23 Tetor 2020

KS i OKB-se bën thirrje që luftimet mes Armenis e Azerbejgjanit të përfundojnë menjëherë

New York, 30 shtator - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje forcave armene dhe azere që "menjëherë të ndalojnë luftimet" mbi rajonin e Nagorno Karabakut.

Një deklaratë e miratuar unanimisht nga këshilli prej 15 anëtarësh më 29 shtator gjithashtu shprehu mbështetje për thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, që palët të de-përshkallëzojnë tensionet dhe të kthehen në negociata.

Këshilli "shprehu shqetësim në lidhje me raportet e veprimeve ushtarake në shkallë të gjerë përgjatë Linjës së Kontaktit në zonën e konfliktit në Nagorno Karabak" dhe "dënon fuqimisht përdorimin e forcës".

Deklarata vjen derisa luftimet ngritën frikën e shpërthimit të një lufte të re, në shkallë të plotë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Dhjetëra persona janë raportuar të vrarë dhe qindra të plagosur që kur përleshjet midis forcave azere dhe armene shpërthyen të dielën në luftimet më të ashpra që nga vitet 1990. Të martën, Armenia akuzoi Turqinë për rrëzimin e një aeroplani luftarak armen. Por, Ankaraja ka mohuar pretendimet.

Turqia ka premtuar mbështetje të plotë për Azerbajxhanin dhe ka akuzuar Armeninë për pushtimin e tokave azere në rajonin e Nagorno Karabakut, i cili ndodhet brenda Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga armenët etnikë me mbështetjen e Jerevanit.

Nagorno Karabaku është vend malor, tokë kryesisht me pyje që ndodhet brenda territorit të ish-republikës sovjetike të Azerbajxhanit dhe ndërkombëtarisht është i njohur si pjesë e këtij shteti, shkruan agjencia Reuters.

Por, armenët etnikë që përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë prej 150,000 banorësh, e kundërshtojnë sundimin e Azerbajxhanit.

Më ndihmën e Armenisë, ata qeverisin vetë qysh kur trupat ushtarake azere u dëbuan nga ky territor në luftën e viteve të 90-ta. Një armëpushim ishte arritur në vitin 1994, por të paktën 200 njerëz u vranë në shpërthimin e dhunës në vitin 2016. Rajoni i Nagorno Karabakut mbijeton pothuajse plotësisht nga mbështetja buxhetore nga Armenia dhe donacionet nga diaspora armene.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2020

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndërtesa e KQZ-së në, kati i parë, ora 10:00) 

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviziton ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit; Blerim Kuçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Në kuadër të përmbylljes së “Javës  Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë”, ministri i MPMS-së, Skender Reçica viziton fabrikën “NewCo Ferronikeli”. (Drenas, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e “Memorialit të Komandant Drinit - Ekrem Rexha. (Tek parku përballë Shtëpisë së Bardhë, ora 11:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- Zëvendës kryesuesin e Bordit të Agjencisë së Privatizimit, Naser Osmani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian takohet me Shefin e Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog në lidhje me Raportin për Kosovën 2020 të publikuar nga Komisioni Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 12:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ish Ministër i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pritet me një ceremoni zyrtare kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. (Para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup, ora 14:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev mbajnë konferencë për media. (Konferenca do të përcillet online, ora 15:05)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon bisedën “Off the record: Gjendja e hapësirave të braktisura”. (Kino Armata, ora 15:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (Ndërtesa e Presidencës në Shkup, ora 15:35)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit në Shkup, ora 16:10)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Artan Grubi, Zëvendës Kryeministër i parë i shoqëruar edhe Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së. (Ndërtesa e Kuvendit në Shkup, ora 16:35)

- Nënshkruhet MoU për krijimin e rrjeteve të pastra 5G në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Departamentit të SHBA-ve. (Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, ora 17:15)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Udhëheqësit e partive politike si Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa,  Afrim Gashi nga Alternativa dhe Menduh Thaqi nga PDSH. (Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, ora 17:40)