20 Prill 2024

Kryeprokurori Lumezi ka vizituar institucionet e drejtësisë në Kroaci

Zagreb, 13 dhjetor 2017 - Në kuadër të vizitës zyrtare në  Republikën e Kroacisë, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi,  së bashku me Prokuroren e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) Drita Hajdari, në mbështetje të Projektit SAEK 2-UNDP, kanë vizituar Prokurorinë e Shtetit të Kroacisë, ku janë takuar me Kryeprokurorin e Shtetit të Kroacisë Dinko Cvitan, me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kroacisë Drazen Jelinic si dhe me drejtuesen e USKOK Tamara Laptash si dhe

Kryeprokurori Lumezi dhe Kryeprokurori Cvitan, kanë diskutuar për sfidat dhe vështirësitë e tw dyja shteteve në fushën e sundimit të ligjit, me theks të posaçëm për veprimtarinë e zyrës së specializuar për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kroaci, e cila ka treguar sukses të madh gjatë procesit për anëtarësimin e Kroacisë në BE.

Gjatë takimit u bisedua edhe për metodat e hetimeve financiare si dhe për praktikat me të mira në bashkërendimin e veprimeve ndërinstitucionale për identifikimin dhe qarkullimin e të dhënave financiare.

Gjithashtu, Lumezi dhe Cvitan, janë pajtuar që është e nevojshme që të ngritet bashkëpunimi në mes të shteteve të rajonit për të intensifikuar dhe hetuar grupet kriminale transnacionale, si dhe për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën penale.

Lumezi dhe Cvitan, kanë diskutuar edhe për strukturën organizative, kompetencat, rolin dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit, në veçanti për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, ata kanë diskutuar për rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Shtetit të Kosovës, dhe asaj të Kroacisë. Lumezi dhe Cvitan, janë pajtuar që në të ardhmen të kenë bashkëpunim juridik, ndërkombëtarë, në trajtimin e rasteve.

Kryeprokurori Lumezi u takua edhe me Kryesuesin Prokurorial të Kroacisë, Drazen Jelinic, me të cilin biseduan për përbërjen, funksionimin dhe ushtrimin e kompetencave të këtij Këshilli.

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi i shoqëruar nga Drita Hajdari, Prokurore ne PSRK, janë takuar edhe me drejtuesen e USKOK-ut Tamara Laptosh, me të cilën diskutuan për rëndësinë e krijimit të databazave dhe qasjes së Prokurorisë në të dhënat financiare, si dhe në qasjen në databazën e administratës tatimore, kadastrit, policisë dhe institucioneve financiare të cilat do të ndikonin në arritjen e rezultateve më të mira në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)