28 Mars 2024

Kryeministri Mustafa në takimin e kryeministrave të rajonit

Durrës, 26 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Durrës.

Në samit janë të pranishëm kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Serbisë, zëvendës presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller, komisioneri i BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bankës Botërore dhe institucioneve evropiane.

Gjatë këtij takimi, do të shqyrtohen mundësitë e fuqizimit dhe thellimit të integrimeve rajonale, partneriteti rajonal dhe veprimet e shteteve rreth lehtësimit të lëvizjes ndërkufitare të mallrave si dhe transportit, për tregtinë në shërbime, investimet dhe ekonominë digjitale si dhe për perspektivën e integrimeve të mëtejshme në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Isa Mustafa do të prezantoj qëndrimet e Republikës së Kosovës për të gjitha çështjet e rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin rajonal, integrimet evropiane dhe temat tjera të rëndësishme.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)