28 Mars 2024

Kryeministri izraelit i drejtohet sot me një mesazh popullit të Kosovës

Washington, 15 shtator - Gati dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Uashingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit dhe vendosja e ambasadës së shtetit kosovar në Jerusalem, kryeministri Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi.

Organizimi do të mbahet sot me rastin e “Rosh Hashanah”, festë e njohur si “Viti i ri hebraik”.

Video-mesazhi i Netanyahut, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.

Sipas agjendës së paraparë nga organizatorët, përveç video-mesazhit të Netanyahut, gjatë ceremonisë mund të ketë edhe një lidhje direkte me shefin e qeverisë izraelite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)