25 Janar 2021

Kroacia goditet serish nga një tërmet prej 4.2 shkallësh

Zagreb, 4 janar - Mëngjesin e sotëm, Petrinja e Kroacisë u godit edhe nga një tërmet, me fuqi prej 4.2 shkallësh të Richterit.

Tërmeti u regjistrua në orën 07:49, konfirmoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.

Dridhjet u ndjenë në një zonë më të gjerë të vendit, përfshirë edhe Slloveninë.

Më 29 dhjetor, Kroacia është goditur nga një tërmet shkatërrues, me fuqi prej 6.3 shkallësh të Richterit.

Edhe epiqendra e tij ka qenë pranë Petrinjës.

Shtatë persona kanë vdekur, dhjetëra janë plagosur dhe dëmet materiale janë të mëdha.

Ky tërmet është ndjerë në të gjithë rajonin.

Që atëherë, Kroacia regjistron çdo ditë tërmete më të vogla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Shtabi i Lidhjes Demokrarike te Kosovës mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)