03 Dhjetor 2020

Kremlini përpiqet ta frikësojë Navalnin që të mos rikthehet në Rusi

Prishtinë, 22 tetor - Një nga aleatët e ngushtë të politikanit të opozitës ruse Aleksei Navalni akuzoi Kremlinin se po përpiqet ta frikësojë atë me qëllimin për ta shkurajuar që të mos rikthehet në Rusi.

Ndërsa 44-vjeçari ndodhet për kurim në Gjermani pas helmimit të tij në Siberi në muajin gusht, ekipi i zotit Navalni tha se përmbaruesit rusë i kanë ngrirë llogaritë bankare dhe i kanë sekuestruar banesën.

Kremlini ka akuzuar zotin Navalni për bashkëpunim me CIA-n, gjë që ka nxitur agjencitë ruse të lajmeve pro-qeverinë të raportojnë se zoti Navalni mund të shpallet fajtor për tradhti.

"Ne po shohim të gjitha format e frikësimeve nga ana e tyre", tha për agjencinë Reuters, Leonid Volkov, një anëtar i ekipit të zotit Navalni.

Udhëheqësi i opozitës ruse thotë se do të rikthehet në atdhe dhe Kremlini ka thënë se ai është i lirë ta bëjë një gjë të tillë. Moska i ka hedhur poshtë pretendimet e zotit Navalni se Presidenti Vladimir Putin qëndron pas helmimit të tij me agjentin nervor Novichok.

"Deri më 20 gusht nuk mund ta imagjinonim se në Rusinë moderne, Putini mund të japë një urdhër për të helmuar Navalnin me novichok ...ky është një realitet i ri me të cilin duhet të mësohemi të jetojmë", tha zoti Volkov.

Zoti Navalni është ankuar për vite me radhë se nuk i lejohet të dalë në median shtetërore dhe se sistematikisht është vënë nën shënjestër me procese gjyqësore dhe hetime penale të sajuara që synojnë të ndrydhin aktivitetin e tij.

Ai vazhdon të jetë objekt i një hetimi penal për shpifje nga një veteran i Luftës së Dytë Botërore i cili ka duartrokitur reformat kushtetuese të mbështetura nga presidenti Putini. Javën e kaluar, Yevgeny Prigozhin, një biznesmen i lidhur me Kremlinin, njoftoi plane të reja për ta paditur zotin Navalni për shpifje. Zoti Volkov tha se zoti Navalny nuk ka asnjë dyshim se do të kthehet në Rusi.

"Padyshim që ata nuk duan që ai të kthehet. Por ai do të bëjë pikërisht këtë gjë", shtoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen ku shpall rezultatet përfundimtare të jashtëzakoshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)