25 Prill 2024

Kouchner: Zhvillimet e fundit në Kosovë progresive

Gjenevë, 13 mars - Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner ka marrë pjesë në Gjenevë në seancën përkujtimore për ish-funksionarin e OKB-së Siergio Viera Demelo, i cili ka humbur jetën tragjikisht bashkë me 20-të e pjesëtarë tjerë të OKB-së para 7 vitesh gjatë një eksplodimi në Bagdad.

Përveç debateve për krizat e shumta në botë, Kouchner foli edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, të cilat ai i cilësoi si progresive. I pyetur se si e vlerëson situatën në Kosovë pas dy vitesh të pavarësisë, shefi i diplomacisë franceze , i cilësoi progresive zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai tha se Kosova dhe Serbia si dy shtete fqinje, në një të afërme jo të largët do të jenë anëtare të barabarta të familjes së madhe të Bashkimit Evropian.

"Për Komunitetin Ndërkombëtar, para një plani ishte e vetëdijshme se vetëm intervenimi i forcave ndërkombëtare mund ta shpëtonte një popull të cilit i kanosej shkatërrimi kolektiv. Dhe pas këtij intervenimi të imponuar nga regjimi i atëhershëm serb, tash po vërehen rezultatet pozitive ku sot Kosova po dëshmohet çdo ditë si një vend i lirë dhe demokratik i cili vend po shënon progres dhe gradualisht po i ofrohet Evropës duke u integruar në instancat e ndryshme ndërkombëtare", ka vlerësuar Kouchner.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)