29 Maj 2020

Kosovarët, në vendin e tretë për pajisje me pasaportën gjermane

Berlin, 1 shkurt - Më së shumti pasaporta gjermane kanë marrë njerëzit nga Turqia (16.700), Iraku (4,000) dhe Kosova (3,800).

Është gjithnjë duke u rritur numri i qytetarëve të BE-së që po marrin pasaportën gjermane. Siç njofton Instituti Federal për Kërkime të Popullsisë në Wiesbaden, rreth 36,000 njerëz nga vendet e tjera të BE-së kanë marrë nënshtetësinë gjermane gjatë vitit 2018, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA. Kjo do të thotë që çdo e treta pasaportë e lëshuar rishtas i shkon një qytetari të BE-së.

Megjithatë, shumica e njerëzve të natyralizuar vazhdojnë të vijnë nga vendet jashtë BE-së, të ashtuquajturat vende të treta, transmeton albinfo.ch. Instituti i kërkimit i ka publikuar këto shifra saktësisht në ditën kur u mbushën 20 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit të reformuar të shtetësisë.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në vitin 2004 dhe 2007, si dhe largimi që parashihej i Britanisë së Madhe, kanë rritur kohët e fundit numrin e shtetasve të BE-së që kanë marrë pasaportën gjermane. Me 6.300 natyralizime, britanikët përbënin grupin më të madh në vitin 2018, të ndjekur nga polakët (6.200) dhe rumunët (4,300).

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i njerëzve të natyralizuar nga vendet e treta po bie çdo vit: nga 181,000 sa ishin në vitin 2000 ai, në vitin 2018 ka rënë në rreth 75,000, përcjell albinfo.ch. Më së shumti pasaporta gjermane kanë marrë njerëzit nga Turqia (16.700), Iraku (4,000) dhe Kosova (3,800).

Me ligjin e shtetësisë, të reformuar në vitin 2000, ishte shkurtuar në 8 vjet koha e qëndrimit në Gjermani, e nevojshme për të aplikuar për pasaportën e vendit, transmeton albinfo.ch. Po ashtu, shtetasit e vendeve të BE-së, në bazë të këtij ligji lejohen që ta mbajnë edhe shtetësinë e tyre, krahas asaj gjermane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)