29 Mars 2024

Kosova shume shpejt do te hap Zyrën për Çështje Ekonomike në Greqi

New York, 22 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias.

Kreu i shtetit e falënderoi ministrin Kotzias për mbështetjen e Greqisë dhe qëndrimin pozitiv ndaj Kosovës në proceset integruese rajonale dhe euro-atlantike.

“Përkundër mungesës së njohjes, e vlerësojmë pozitivisht nivelin aktual të dialogut politik ndërmjet dy shteteve. Ne e kemi shprehur gatishmërinë tonë për të ruajtur e thelluar shkallën e arritur të bashkëpunimit politik duke vazhduar praktikën e takimeve dhe vizitave të niveleve të larta politike, të cilat kontribuojnë në ecurinë pozitive të marrëdhënieve tona fqinjësore dhe që nxisin bashkëpunimin dhe dialogun mes dy vendeve”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.

Ai shprehu bindjen e tij se njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Greqia do të forconte stabilitetin dhe paqen në rajon dhe do të promovonte perspektivën euro-atlantike të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, presidenti Thaçi theksoi se Kosova shume shpejt do te hap Zyrën për Çështje Ekonomike në Athine e cila do të jetë katalizator i rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve respektive.

Presidenti Thaçi, ka takuar sot edhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Kreu i shtetit falënderoi homolugun e tij për ndihmën e Bullgarisë në shtetndërtimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, si dhe për rrugëtimin  euroatlantik të saj.

Ai tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj synimit të saj kryesor të politikës së saj të jashtme, anëtarësimit të plotë në BE dhe në NATO.

“E ftova presidentin Radev që të organizojmë në të ardhmen e afërt një forum të përbashkët ekonomik, i cili do të ndihmonte rritjen e vëllimit tregtar mes dy shteteve”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Thaçi gjatë takimit me homologun e tij bullgar, Rumen Radev.

Presidenti Thaçi po ashtu ka ftuar homologun e tij bullgar qe ta vizitoj Kosoven.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)