22 Janar 2020

Kosova, pjesëmarrëse në Forumin e sistemeve prokuroriale të Ballkanit

Prishtinë, 17 tetor -  Në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit regjional të sistemeve prokuroriale në Izmir të Turqisë po mbahet Forumi i Parë i Punës së prokurorëve të përgjithshëm të shteteve ballkanike, në të cilin po merr pjesë një delegacion kosovar, i përbërë nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ku janë të pranishëm edhe shumë kryeprokurorë dhe prokurorë të sistemeve prokuroriale ballkanike.

Qëllimi i organizimit të këtij forumi është diskutimi i rëndësisë së fuqizimit të bashkëpunimit regjional të sistemeve prokuroriale, në mënyrë që të mbështetet hetimi dhe ndjekja penale e krimeve serioze dhe të karakterit ndërkufitar, pastaj të shtohen përpjekjet për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale përmes shkëmbimit të përvojave dhe rritjes së bashkëpunimit në fushën e drejtësisë në mes të vendeve ballkanike dhe më gjerë. 

Rrjedhimisht, delegacioni nga Kosova, ka prezantuar në sesionet e këtij forumi ndërkombëtar  në emër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përgjithësisht të sistemit prokurorial shtetëror, duke vënë në pah synimet e së ardhmes për formimin e ekipeve të përbashkëta hetimore me përfaqësues të institucioneve të sundimit të ligjit të dy apo më shumë vendeve, përcaktimin e ekipeve për vepra penale specifike në bazë të marrëveshjeve në mes të shteteve, anëtarësimin në organizata profesionale dhe nxjerrjen e protokolleve dhe marrëveshjeve në mes të shteteve, çështje këto, që radhiten në mesin e sfidave kryesore të sistemit prokurorial jo vetëm kosovar.

Gjatë zhvillimit të punimeve të forumit do të miratohet një deklaratë e përbashkët e pjesëmarrësve, me anë të së cilës kërkohet një angazhim më i shtuar në raport me kërkesat drejtuar shteteve të ndryshme dhe organizimin e tryezave të tilla të punës me aktorë të institucioneve të sundimit të ligjit të shteteve regjionale, të cilat ndihmojnë tejkalimin e sfidave të ndërsjella. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)