20 Prill 2024

Kosova përherë falënderuese për ndihmën e Madeleine Albright

Washington, 9 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright  dhe drejtorin e NDI, Kenneth Wollack, me bashkëpunëtorë.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar zonjën Albright për angazhimin e saj në luftën për liri të Kosovës dhe në ndërtimin e paqes.

"Ju na ndihmuat në kohën kur kosovarëve u duhej ndihma e një miku. Sot në emër të secilit qytetar, ju falënderoj nga zemra, për gjithë angazhimin tuaj" , tha kryeministri Haradinaj.

Në këtë takim u bisedua për të gjitha temat që preokupojnë lirinë dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Zonja Albright shprehu përkushtimin e saj në përkrahjen e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe konsolidimit të saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)