03 Korrik 2020

Kosova në nivelin më të ulët historik të azilkërkuesve në BE

Prishtinë, 11 qershor - Instituti EPIK në publikimin e radhës trajton trendët e fundit në lidhje me numrin e kërkesave të azilit në Bashkimin Evropian nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 31,030 azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor. Ky është niveli i ri më i ulët i azilkërkuesve nga Ballkani çysh nga kriza e migrimit e vitit 2015.
 
Tre vende të BE-së të cilat kanë pranuar numrin më të madh të kërkesave për azil nga Ballkani Perëndimor janë: Franca (8,010), Mbretëria e Bashkuar (3,940) dhe Greqia (2,795).
 
Sa i përket Kosovës, në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 2,355 azilkërkuesit. Ky është niveli më i ultë historik i azilkërkuesve nga Kosova. Tre vende të BE-së të cilat kanë pranuar numrin më të madh të kërkesave për azil nga Kosova janë: Franca (1,510), Gjermania (415) dhe Suedia (120).
 
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë regjistruar rënie të numrit të kërkesave të azilit brenda BE-së, përveç Shqipërisë.
 
Në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 20,500 azilkërkuesit nga Shqipëria. Kjo është sa numri i azilkërkuesve nga i gjithë rajonit - shumëzuar me dy. Për krahasim, vendet sikur Palestina dhe Sudani rangohen më mirë se Shqipëria, ndërsa Shqipëria rangohet margjinalisht më mirë se Irani dhe Nigeria.
 
Gjatë vitit 2009-2019 janë regjistruar gjithsej 595,965 kërkesa për azil në BE nga vendet qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve prej 196,405, ndërsa Mali i Zi me numrin më të vogël prej 10,665.
 
Tre vende të BE-së të cilat kanë pranuar numrin më të madh të kërkesave për azil nga Ballkani Perëndimor janë: Gjermania (85,515), Franca (49,895) dhe Mbretëria e Bashkuar (17,815).
 
Në kuadër të publikimit “Azilkërkuesit në BE nga Ballkani Perëndimor 2009-2019” janë përdorur të dhënat e EUROSTAT-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Korrik 2020

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, viziton Republikën e Shqipërisë ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 10:00)

- Ministri  i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, viziton Komunën e Deçanit, ku pritet në takim nga kryetari Bashkim Ramosaj. (Salla e Asamblesë Komunale, Deçan, ora 10:00)

- Ambasadori hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz, viziton Komunën e Gjakovës. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikoj raportin “Pagesat e Vendimeve Gjyqësore nga Komunat - Vitet 2017, 2018, 2019”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konferencë e përbashkët për shtyp. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 11:15)

- Hapet ekspozita “Ditarët e Depresionit” e realizuar nga Ferdi Limani. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 12:00)

- Banorët e lagjes ”Qendra” protestojnë, të pakënaqur me shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Arbërie Nagavci dhe Hajrulla Çeku. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Presidenca e Shqipërisë, ora 13:10)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Zyra e Kryetarit të Kuvendit, ora 14:00) 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. (Zyra e Kryetarit të Bashkisë, ora 14:45)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Zyra e Kryetarit të PD-së, ora 15:30)