29 Mars 2024

Kosova model për bashkëjetesën mes komuniteteve dhe tolerancës fetare

Valletta, 2 nëntor - Kosova, me përvojën e saj në ndërtimin e paqes, bashkë-jetesën në mes komuniteteve dhe tolerancën ndër-fetare mund të shërbejë si një model suksesi për vendet tjera në botë.

Ky ka qenë mesazhi i Zëvendës–Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, në inaugurimin e Konferencës Globale për Tolerancë dhe Paqe, e cila po i zhvillon punimet e saj, në Valletta të Maltës, ku edhe do ta ketë selinë.

Në kuadër të kësaj Konference Ndërkombëtare, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z. Pacolli, ka qenë folësi kryesor, së bashku me Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, si dhe homologun e tij nga Malta, Ministrin e Jashtëm, Carmelo Abela.

Këshilli Botëror për Tolerancë dhe Paqe është themeluar nga një grup personalitetesh nga e gjithë bota, që përfshinë Senatorë amerikanë, Ambasadorë, vendimmarrës nga kontinente të ndryshme botërore dhe i cili, do të përkushtohet në nxitjen e iniciativave në të gjithë botën, për paqe dhe tolerancë.

Këshilli do të funksionojë globalisht me institucionet e veta, me degë në të gjithë botën, duke përfshirë qarqe akademike, sociale dhe atë të mediave.

Gjatë vizitës së tij dy ditore në Maltë, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri I Jashtëm i Jashtëm Pacolli u prit në takime të ndara nga Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca dhe Ministri i Jashtëm, Carmelo Abela dhe ku ishte darkorduar për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe organizimin e një Forumi Ekonomik, gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm të Maltës në Kosovë, së bashku me biznese nga ky shtet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)