22 Shkurt 2019

Kosova hap Konsullatën e Nderit në Nessebar-Burgas

Nessebar, 25 maj- Në kuadër të shtrirjes së përfaqësimit diplomatik, Republika e Kosovës, për herë të parë që nga hapja e misionit diplomatik të Kosovës në Republikën e Bullgarisë,  ka përuruar Konsullatën e Nderit në qytetin antik të Nessebar në rajonin Burgasit- një vend turistik i mbrojtur nga UNESCO në brigjet e Detit të Zi.

Ky hap u konkretizua pas aprovimit të kandidaturës nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë për afaristin e njohur bullgar, Plamen Kopchev, si propozim i Ambasadës së Kosovës në Sofje.

Në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së Nderit në Nesseber, në praninë e diplomatëve ARKS-së, nënkryetarit të komunës, Nessebar Lazar Yapadziev, si dhe shumë përfaqësuesve të nivelit lokal të këtij rajoni, ambasadori Shpend Kallaba tha se ka kënaqësinë që për herë të parë, ARKS në cilësinë e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë ta ketë z. Plamen Kopchev, i cili në cilësinë e Konsullit të Nderit do të luaj rol  në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, promovimin ekonomik dhe kulturor, si dhe një prezencë më të madhe të vendit tonë në shtetin bullgar.

“Z. Kopchev  vjen nga qyteti i Nessabar, rajoni i Burgasit dhe përfaqëson një personalitet të njohur ndërmarrës dhe një prej investitorëve të mëdhenj në industrinë e turizmit në rajonin e Burgasit, Veliko Ternoves dhe Borovecit. Nuk është rastësi qe z. Kopchev është emëruar si konsull nderi, pasi që epitetin e tij të nderit ai e ka konfirmuar gjatë gjithë këtyre viteve, duke ofruar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të pakursyer për ARKS-në”.

Sipas tij, nga tani e tutje z, Kopchev, respektivisht Konsullata e Nderit në Nesebar, do të jetë një adresë më tepër për të gjithë ata shkencëtare, afaristë, sportistë të rajonit të Detit të Zi, të cilët janë të interesuar për bashkëpunim kulturor, ekonomik, tregtare ndërmjet  të dyja vendeve.

Propozimi për emërimin e z. Kopchev, u bë edhe sipas rekomandimit të Kryetarit të Komunës se Nesebarit, z. Nikolai Dimitrov, ku z. Kopchev po ashtu ka shërbyer si këshilltar i Këshillit Komunal prej vitit 2003 deri ne vitin 2007.

Po ashtu, ambasadori Kallaba ka vlerësuar se me emërimin të z. Kopchev Konsull Nderi të RKS-së, do të themelohet edhe zyra reprezentative konsullore në qytetin turistik të Nessebarit,  përmes së cilës do të fuqizohet edhe më tej, ekonomia, turizmi dhe kultura kosovare, do të ketë shkëmbime arsimore dhe të biznesit, si dhe do të institucionalizohet Asociacioni i Miqësisë mes dy vendeve, pjesë e të cilit do të jenë njerëz nga elita politike, ekonomike e kulturore e Bullgarisë.

Ndërkaq, në fjalën e ti pas marrjes së detyrës si konsull nderi, Kpchev ka thënë se është i nderuar qe te jetë bullgari i parë, konsull nderi i RKS-së. “Para meje është një sfidë e madhe për të kryer me përgjegjësi dhe përkushtim këtë mision. Jam i bindur se Konsullata e nderit e RKS-se këtu në Nessebar do të jetë një vlerë shtesë në marrëdhëniet në mes dy vendeve tona mike”.

Ndërsa, duke bërë një rrjedhë të këtij procesi deri në finalizim,  Kopchev tha se për të arritur deri këtu nuk ka qenë shumë e lehtë, por kjo është arritur falë bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi pasur me ambasadorin Kallaba gjatë kësaj kohe. ”Në kohën kur e gjithë bota po përballet me sfida dhe konflikte të ndryshme, ne në rajon duhet që energjitë tona t’i orientojmë drejt ndërtimit të urave të miqësisë”.

Qyteti antik i Nessebar daton në listën e mbrojtjes së UNESCO-s nga viti 1984, si dhe vizitohet gjatë sezonit veror nga 40.000 turistë brenda ditës, duke mbajtur primatin si destinacion kulturor e historik në Bullgari dhe me gjerë.

​

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2019  - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të​ takohet me Kryetarin e Federatës së Shahut, Nysret Avdiu (Objekti i Kryeministrisë, kati VIII, zyra 806, ora 8:30)

-  Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, Shefi i Ambasadës Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara dhe Drejtori gjeneral i kompanisë Jetro Vjenë, Satoshi ABE vizitojnë kompaninë Gjirafa. (Kompania Gjirafa, Dragodan, ora 9:30)

- Let’s Do It do të mbajë konferencën “Efiçienca e energjisë dhe Ruajtja e ujit”, në bashkëpunim me Oden e Gjelbër Ekonomike te Amerikës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të komunitetit boshnjak në Komunën e Prizrenit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Drejtoria Komunale e Arsimit, Prizren, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të ZKM-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi do të vizitojë Palestrën e Sportit, ku do të shohë punimet e realizuara deri më tani në këtë objekt sportiv, projekt kapital në të cilin MKRS-ja ka investuar. (Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

- Mbahet debati publik me temën 'Transparenca e punës së komunës së Graçanicës'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet projektligjit për pijet e forta alkoolike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, IPKO Foundation dhe RIT Kosova organizojn ngjarjen për projektin KosLift i cili ka për qëllim të mbështesë deri në 1000 student të Universitetit të Prishtinës dhe RIT Kosovë si dhe 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, TIK-ut dhe prodhimit në ngritjen e aftësive të nevojshme dhe kapaciteteve për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon. (Residenca Norvegjeze në Fshatin Ndërkombëtar, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti i shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit, Agim Blakçori do të vizitojë shkollat “Ibrahim Rugova”, “Naim Frashëri”, dhe “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë për të përcjellë mbarëvajtjen e garës. (Podujevë, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton disa sera në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:40)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune kompanisë “Liri” në Prizren. (Prizren, ora 17:00)