18 Prill 2024

Kosova do të padisë për gjenocid Serbinë, Vuçiç e quan kërcënim

Beograd, 5 maj - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka quajtur kërcënim paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për ngritje të padisë për gjenocid në luftën e fundit në Kosovë.

Vuçiç deklaroi se Kosova nuk mund ta bëjë këtë, pasi nuk është shtet anëtar i OKB-së. Sipas tij, këtë mund ta bëjë vetëm një shtet tjera, Shqipëria.

“Ju të kërcënoni me padi për gjenocid? Për të ndodhur kjo, duhet ta bëni vetëm përmes Shqipërisë, e kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. Unë i lus shqiptarët nga Kosova që këtë të mos e bëjnë."

"Thjesht, po ju paralajmëroj”, ka thënë Vuçiç me tone kërcënuese, raportonl “B92” të mërkurën. “Posa t'i dëgjoni reagimet e njerëzve nga jashtë se janë kundër ndryshimit të kufijve, dijeni se po ju gënjejnë hapur, ata janë për ndryshim të kufijve të Serbisë”.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se deri në fund të vitit 2022 do të bëjë padi në Gjykatën Ndërkombëtare për gjenocidin serb mbi shqiptarët në luftën e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)