19 Shkurt 2018

Kosova dhe Maqedonia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin

Shkup, 11 nëntor - Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha gjatë qëndrimit në Maqedoni, është takuar me Zëvendës kryeministrin për çështje evropiane, z. Bujar Osmani ku u tha se Kosova dhe Maqedonia do të vazhdojnë të jenë vende mike për njëra-tjetrën dhe partnere të rëndësishme në shumë sektor, përshirë edhe Integrimin e Kosovës drejt BE-së.

Shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike, janë të mirëseardhura deklaroi ministrja Hoxha e cila ka shtuar se kane diskutuar per bashkepunimin e ndersjelle me Maqedonine ne fushen e integrimit evropian.

Ndërkohë, zëvendës kryeministri Osmani, ka thënë se Kosova dhe Maqedonia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen dhe se Maqedonia mbetet partner i fuqishëm i Kosovës.

“Kosova tashmë e ka të qartë rrugën e saj evropiane dhe vetëm perspektivat kredibile evropiane dhe euroatlantike e Ballkanit mund tu japin fund sfidave rajonale."

"Me ministren Hoxha i konstatuam numër të madh të interesave të përbashkëta të dy vendeve, mes të cilave sigurisht që në vend të parë është përkushtimi ynë drejt aspiratave tona evropiane dhe euroatlantike”, deklaroi zëvendës kryeministri Osmani.

 Në takim është diskutuar edhe për perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025.
 
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Shkurt 2018  - Pjesëmarrësit e konferencës Ndërkombëtare e Pan Europa-Kosova zhvillojnë një vizitë në Katedralën e re “Nëna Terezë”. (Objekti i Katedralës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Presidenti Thaçi pret në takim ministrin e Punëve te Jashtme te Bangladeshit , Shahriar Alam. (Kabineti i presidentit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 12:00)

- Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Brock Bierma takohet me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. (Zyra e Presidentit, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Shkrimtari Stan Lee i njohur edhe si zevendes president dhe publicist i kompanisë Marvel dhe i cili eshte bashkëkrijues i heronjve të filmave, Spider-Man, Hulk, Doctor Strange, Fantastic Four, Iron Man, Thor, Daredevil, etj, kesaj radhe vjen me tregimin mbi heroin e ri T’Challa si mbret dhe Panterë e Zezë ne filmin “Black Panther” -aksion, aventurë, fantastiko-shkencor. (Kino ABC, ora 15:15)

- Presidenti Thaçi pret në takim Senatorin Ron Johnson. (Kabineti i presidentit, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret senatorin amerikan Ron Johnson. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:45 - vetëm pamje, ndryshim orari, ora 14:30)