25 Prill 2024

Koreja e Veriut synon të arrijë qëllimin e saj të forcës bërthamore

Phenian, 16 shtator - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është zotuar të arrijë qëllimet bërthamore të vendit, raportojnë mediat shtetërore koreano-veriore.

Sipas agjensisë së lajmeve KCNA, qëllimi i tij ishte të krijonte ekuilibrin e forcës ushtarake me Shtetet e Bashkuara,

"Ne duhet t'i tregojmë qartë fuqisë së madhe shoviniste, se si shteti ynë arrin qëllimin e kompletimit të forcës së tij bërthamore, pavarësisht sanksioneve dhe bllokadave të tyre të pafundme", tha Kim.

Ai gjithashtu tha se qëllimi i Koresë së Veriut ishte të vendoste ekuilibrin e forcës reale me SHBA dhe të bënte që sundimtarët amerikanë të mos flisnin më për opsionin ushtarak për orenë e Veriut.

Komentet e Kim Jong-un vijnë pasi Koreja e Veriut shkarkoi raketën e saj të fundit mbi Japoni, në atë që përshkruhet si prova më e suksesshme e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)