19 Prill 2024

Koreja e Veriut lëshon raketë mbi Japoni

Tokio, 29 gusht - Koreja e Veriut lëshoi të martën në mëngjes një raketë që fluturoi mbi Japoni dhe ra në Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar alarm mes zyrtarëve qeveritarë në Tokio dhe duke rritur ndjeshëm shqetësimet diplomatike rreth krizës mbi programin ushtarak të Phenianit.

Zyrtarët ushtarakë japonezë, koreano-jugorë dhe amerikanë po studiojnë të dhënat rreth lëshimit dhe trajektores, por deri tani nuk ka patur njoftime rreth llojit të raketës balistike të hedhur nga Koreja e Veriut. Pika e lëshimit ishte pranë Phenianit, kryeqytetit të Koresë së Veriut. Raketa ra në det në lindje të ishullit Hokaido.

Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Rob Manning, tha se një vlerësim i hollësishëm i lëshimit nga Koreja e Veriut është në proces, por shtoi se zyrtarët e SHBA kishin konfirmuar se raketa "nuk përbënte kërcënim për Amerikën e Veriut".

Raportet e para thanë se ishin hedhur tre raketa, por shpejt u konstatua se bëhej fjalë për vetëm një raketë. Autoritetet thanë se raketa shpërtheu gjatë fluturimit dhe ra në oqean në tre pjesë.

Një zyrtar në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të SHBA i tha Zërit të Amerikës se autoritetet në Uashington ishin në pritje të informatave specifike nga Komanda amerikane e Paqësorit për trajektoren dhe të dhëna të tjera të raketës koreanoveriore.

Kryeministri japonez Shinzo Abe, i cili thirrje menjëherë një takim të kabinetit, tha: "Ne do të bëjmë ç'të jetë e mundur për të mbrojtur me vendosmëri jetën e popullit".

Autoritetet në Tokio thanë se nuk ishin bërë përpjekje për ta goditur raketën, por shtuan se fjala ishte për një "kërcënim serioz dhe të rëndë ndaj sigurisë së Japonisë."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)