02 Qershor 2020

Koreja e Veriut hedh dy raketa të reja

Phenian, 1 nëntor - Koreja e Veriut ka hedhur dy raketa, ndoshta balistike, drejt detit në bregun e saj lindor. Njoftimi u bë nga Koreja e Jugut dhe Japonia.

Koreja e Veriut ka shtuar rishtazi presionin, ndërkohë që po afrohet afati që i ka caktuar Shteteve të Bashkuara për të ndryshuar përqasjen ndaj bisedimeve të ngecura bërthamore. Këtë javë, Koreja e Veriut paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se "do të gabohen rëndë" nëse nuk i kushtojnë rëndësi afatit.

Nuk dihen shumë detaje për raketat më të fundit. Ushtria koreano-jugore tha se raketat u hodhën nga pronvica e Pyonganit Jugor, e ndodhur në pjesën qendrore të vendit.

Zyrtarët japonezë thanë se raketat ka mundësi të jenë të llojit balistik dhe se ato ranë në det, por pa hyrë në zonën ekskluzive ekonomike japoneze, që shtrihet deri në 370 kilometra nga bregu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)