29 Mars 2024

Koreja e Veriut bën thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve ndër-koreane

Phenian, 26 janar - Koreja e Veriut bëri thirrjen për të përmirësuar marrëdhëniet ndër-koreane, me anë të një mesazhi drejtuar "të gjithë koreanëve brenda e jashtë vendit".

"Le të punojmë së bashku për një fushatë mbarë kombëtare përparimi e ribashkimi të pavarur dhe për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy Koreve," thuhet në një njoftim.

"Dy Koretë duhet të bëjnë "përpjekje energjike" për të zbutur tensionin ushtarak dhe për të krijuar një klimë të qetë në gadishull," vazhdon njoftimi.

Pheniani nuk dha hollësi të tjera për këtë njoftim, por theksoi se ai pasqyron mendimet e udhëheqësit Kim Jong Un, të shprehur edhe në fjalimin e tij me rastin e Vitit të Ri.

Marrëdhëniet mes dy Koreve kanë qenë të acaruara, por ato morrën një kthesë nga fillimi i bisedimeve të nivelit të lartë dhe pjesëmarrja e Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)