23 Prill 2024

Korea e Veriut paralajmëron luftë botërore

Phenian, 10 korrik - Koreja e Veriut, akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) se “po luajnë me zjarrin”, pasi paraprakisht SHBA-të dërguan në gadishull dy sulmues amerikanë B-1B Lancer.

Avionët e fuqishëm morën pjesë në stërvitjet e përbashkëta të forcave jug-koreane dhe atyre amerikane, menjëherë pas testit raketor balistik të Koresë së Veriut të martën.

\"Një vlerësim i gabueshëm ose gabim, mund të shkaktoj shpërthimin të një lufte bërthamore që me automatizëm mund të çoj në një luftë të re botërore”, ishte alarmi i transmetuar i Phenianit përmes gazetës ditore \"Rodong Sinmun\".

\"Pohimet e SHBA-ve se rregullisht do të dërgojnë bombardues në Gadishullin Korean, janë njëjtë sikur të luani me zjarr mbi një kasafortë me municion”, shkruan më tej gazeta.

Koreja e Veriut ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tërheqin praninë ushtarake në Korenë e Jugut, ndërkohë që provokimet e veta bërthamore i quan si një strategji mbrojtëse.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka shqiptuar Phenianit një ndalesë për të testuar raketat e veta balistike, duke bërë thirrje për masa më të rrepta ndëshkuese për shtetin problematik.

Megjithatë, udhëheqësi parlamentar i Seulit, këmbënguli të dielën për një forum në kryeqytetin e Koresë së Jugut, duke shtuar se \"ka aq shumë nevojë për dialog sa ka për sanksione dhe presion\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)