18 Prill 2024

Kopenhaga, vendi i parë për cilësinë e jetës

Kopenhagë, 12 shkurt - Kopenhageni kap majat e listës së qyteteve më të shëndetshme dhe më të lumtura në botë.

Mbipesha dhe depresioni po rriten në mbarë globin, por jo në kryeqytetin e Danimarkës, e kjo nuk lidhet vetëm me preardhjen vikinge. Ka disa arsye përse ai është sot një model i mënyrës se si mund të krijohen qytete të lumtura në mbarë planetin.

Në vitin 1978 iu bashkua incitiavës së OBSH-së për qytetet e lumtura, një vit pas 11 qyteteve të para që ishin bërë pjesë e saj, si Barcelona, Sofja, Bremeni apo Dyseldorfi dhe sot ia ka kaluar edhe atyre vetë.

 Nuk ka të bëjë vetëm me rrugët e shtruara mirë, por me krijimin e bashkësive të shëndetshme sociale dhe të kënaqura.

Turku, në Finlandë, u ofron njerëzve përfitime me çmime të ulëta: për 39 euro ata mund të kenë akses 6-mujor në mjedise sportive, vende teatrore dhe koncerte. Njukasëll ka nisur sesione kinematografike miqësore për demencën.

Vjena ka klasa të përbashkëta stërvitore për fëmijët parashkollorë dhe të moshuarit dhe Kopenhageni ka një politikë shumë të mirë shëndetësore, sidomos gjatë këtyre 10 viteve të fundit dhe kjo u arrit me vetëm 6 iniciativa.

Promovimi i shëndetit në jetën e përditshme është i pari, autoritetet janë të kujdesshëm me taksat (një e tillë e vendosur vite më parë mbi gjalpin dhe proshutën vendase u konsiderua si tejet e ekzagjeruar dhe u hoq në vitin 2012).

Kopenhageni ofron gjithashtu klinika falas të trajtimit të stresit për këdo që ka nevojë për to. Iniciativat e tjera përfshijnë vëmendjen e njëjtë për shëndetin mendor dhe fizik, por edhe trajtimin e pabarazive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)