16 Prill 2024

Konflikti Kosovë-Serbi, sfidë kryesore e vitit 2010

Lubjanë, 9 qershor - Eurodeputeti austriak, Hanes Svoboda, ka vlerësuar se konflikti mes Serbisë dhe Kosovës mbetet sfidë kryesore në vitin 2010, ndonëse siç thotë, Serbia ka treguar "një pjekuri të lartë politike" dy vjet pas shpalljes së pavarësisë Kosovës.

Në një artikull të publikuar në Institutin Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanin (IFIMES) në Lubjanë, Svoboda, thotë se retorika e saj (e Serbisë) nacionale, politike dhe ndërkombëtare është tepër e orientuar rreth konfliktit, gjë që pengon progresin e këtij shteti dhe të rajonit në fushën e integrimit rajonal.
 

Svoboda pohon se udhëheqja politike serbe si dhe ajo kosovare bëjnë përpjekje të mëdha diplomatike sa i përket çështjes së mosnjohjes apo njohjes së Kosovës, në vend se të merren me probleme urgjente sociale-ekonomike kombëtare dhe rajonale, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve.

Pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Svoboda shpreson që Serbia dhe Kosova do të arrijnë që të "vendosin një dialog të ri" për të orientuar marrëdhëniet e tyre të ardhshme dhe të sqarojnë "rolin e Serbisë në Kosovë". Në këtë aspekt, thotë Svoboda, BE duhet t'u ndihmojë të dyja palëve që të zhvillojnë strategjinë e cila është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Svoboda thotë se nga këndvështrimi pozitiv duhet shikuar zgjedhjet e fundit lokale ku është vërejtur një pjesëmarrje e dukshme e pakicës serbe në atë proces, gjë që bën me dije për gatishmërinë që përmes përfaqësuese të tyre të marrin fatin politik në duart e tyre.

Meriton mirënjohje udhëheqja e Kosovës për faktin se ka arritur të vendosë marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha qeveritë në rajon, tha Svoboda.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)